Table Of ContentMBUROJA E TEVHIDIT
MBUROJA
E TEVHIDIT
(njëshmërisë së Allahut)
1
MBUROJA E TEVHIDIT
Përktheu:
KOMISIONI PËR PËRKTHIME
DHE STUDIME ISLAME-KPSI
Përkthyes, korigjues, mbikëqyrës:
XHELADIN LEKA
Përkthyes, korigjues:
MR.FIDAN XHELILI
BALI SADIKU
SABAHUDIN SELIMI
Përkthyes:
ESHREFEDIN ISMAJLI
FEHMI DALIPI
UNEJS MURATI
Redaktorë gjuhësorë:
ARJAN KOÇI
Ballina dhe përgatitja kompjuterike:
AVNI G. GASHI
Botimi i parë, Gjilan 2012
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës
28
Mburoja e Tevhidit : (njëshmëritë së Allahut) / Dijatarët Abdurrahman
Sa’di...[et al.] ; përktheu Komisioni për përkthime dhe studime
Islamike - KPSI. - Prizren : Essebil, 2012. - 287 f. ; 11 cm.
1. Sa’di, Abdurrahman
ISBN 978-9951-553-10-0
Boton:Essebil
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
2
MBUROJA E TEVHIDIT
HYRJE
Falënderimi i takon Allahut.
Përshëndetjet dhe paqja e Tij qoftë për
të Dërguarin e Allahut.
Allahu i dërgoi Profetët dhe i zbriti
librat për të adhuruar Atë, të vetmin i
Cili nuk ka ortak, dhe që feja të jetë e
sinqertë vetëm për Të. Allahu i Lartë-
suar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një
të Dërguar (që u thoshte): “Adhuroni
Allahun dhe shmangni idhujt!” (En-
Nahl: 36)
Ruajtja e kufijve të tevhidit (njëshmërisë
së Allahut) është nga detyrat parësore të
Pejgamberëve, të të Dërguarve dhe
pasuesve të tyre në të mirë deri në Ditën
3
MBUROJA E TEVHIDIT
e Gjykimit dhe për këtë arsye u shkrua
ky libër, “Mburoja e Tevhidit”, i cili
përmban shkrimet e dijetarëve për tev-
hidin, për sinqeritetin e fesë vetëm për
Allahun dhe për lënien e bidateve dhe
gjërave të shpikura.
Lusim Allahun e Lartësuar të japë dobi
nga ky libër!
Shtëpia botuese “el Kasim”.
4
MBUROJA E TEVHIDIT
CILËSITË E BESIMIT TË EHLI
SUNNETIT DHE XHEMATIT
Nga dijetari i nderuar Abdurrahman ibën Nasir
Es-Sa'dij (Allahu e mëshiroftë)
Falënderimet i takojnë Allahut. Atë e
falënderojmë, ndihmë e falje vetëm prej
Tij kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga
Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe
punëve tona të liga. Atë që e udhëzon
Allahu nuk ka kush që mund ta humbë,
kurse atë që e humb Ai nuk ka kush që
mund ta udhëzojë.
Dëshmoj se askush nuk e meriton të
adhurohet me të drejtë përveç Allahut
dhe dëshmoj se Muhamedi është rob
dhe i Dërguar i Tij.
5
MBUROJA E TEVHIDIT
Më parë kemi bërë shpjegimin e disa
çështjeve në disa tema të librit "KITA-
BU ET TEVHID", të dijetarit islam
Muhammed ibën Abdulvehabit, Allahu
e mëshiroftë. Ka pasur dobi të madhe
dhe ka qenë ndihmesë për kërkuesit dhe
mësuesit e dijes për shkak të sqarimeve
të dobishme dhe kuptimplote.
Nevoja e madhe për të na shtyn që ta
ribotojmë dhe shpërndajmë edhe një
herë, mirëpo këtë herë edhe me një
parathënie të shkurtër, e cila në vetvete
përmban besimin e përgjithshëm të
Ehli Sunnetit në bazat (e fesë) dhe në
çfarë vjen pas tyre.
E fillojmë këtë parathënie me ndihmën
e Allahut.
6
MBUROJA E TEVHIDIT
Ehli Sunneti besojnë në Allahun,
melaiket e Tij, në librat e Tij, në Pejga-
mberët e Tij, në Ditën e Fundit dhe se
gjithçka që ndodh, e mirë apo e keqe,
ndodh me caktimin e Tij.
Dëshmojnë se Allahu është i vetmi Zot
që meriton adhurim, që veçohet me
cilësitë e Tij të plota, e adhurojnë atë të
vetëm, me sinqeritet dhe nënshtrim të
plotë.
Dhe thonë: Me të vërtetë Ai është
Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi,
Furnizuesi, Ai që jep dhe ndalon, është
Zotërues dhe Mbikëqyrës i të gjitha
gjërave.
Ai është i vetmi të Cilit i nënshtrohemi
dhe e adhurojmë (dhe gjatë adhurimeve
7
MBUROJA E TEVHIDIT
nuk kemi për qëllim askënd tjetër
përveç Tij), Ai është i pari dhe nuk ka
ekzistuar asgjë para Tij, është i fundit
dhe nuk do të ketë asgjë pas Tij, Edh-
Dhahir Më i Larti, mbi të Cilin nuk ka
asgjë, dhe Ngadhënjyes, El-Batin Më i
Afërti (nuk ka gjë më të afërt pranë gjë-
rave se Ai me dijen e Tij, nuk ka asnjë
pengesë mes Tij dhe krijesave të Tij, Ai
di çdo gjë që është e fshehtë) dhe Më i
Lartësuari në çdo kuptim: lartësim me
qenie, lartësim me pozitë, lartësim me
forcë.
Ai është ngritur mbi Arsh, ngritje që i
përket madhërisë së Tij. Me gjithë lartë-
simin dhe ngritjen, dituria e Tij përf-
shin çdo gjë, qofshin ato të shfaqura apo
8
MBUROJA E TEVHIDIT
të fshehta, qofshin ato në botën e lartë
apo të ulët. Ai është me robërit me
diturinë e Tij, i di të gjitha çështjet e
tyre, është afër dhe u përgjigjet lutjeve
të tyre.
Ai është i pavarur me Qenien e Tij, nuk
ka nevojë për krijesat, kurse çdo krijesë
është e nevojshme për krijimin e tij dhe
për krijimin e çdo gjëje që kanë nevojë
gjatë gjitha kohërave, dhe nuk mund të
bëhet i pavarur askush nga Ai qoftë
edhe për një kohë shumë të shkurtër, sa
hap dhe mbyll qepallat. Ai është i Butë
dhe i Mëshirshëm, ku nuk ka asnjë
dhunti qoftë në fe, qoftë në dunja, dhe
nuk ka pengim (largim) të së keqes
vetëm se prej Allahut. Ai është dhurues i
9
MBUROJA E TEVHIDIT
të mirave dhe ndalues-largues i të
këqijave.
Prej mëshirës së Tij është se Ai çdo natë,
në pjesën e tretë të saj, zbret në qiellin e
botës për të parë nevojat e robërve dhe
thotë: "Nuk pyes për robërit e Mi dikë
tjetër! A është kush që më lutet Mua e t'i
përgjigjem lutjes së tij? A është kush që
kërkon diçka prej Meje e t'ia jap atij? A
është kush që kërkon falje nga Unë e t'ia
fal atij?" Dhe kështu vazhdon derisa të
lindë agimi, Ai zbret ashtu siç do dhe
vepron çfarë të dojë. "Asgjë nuk i
shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha
dhe i sheh të gjitha." (Esh-Shura: 11)
Ehli Sunneti kanë bindje se Ai është i
Urti, të Cilit i takon urtësia e plotë në
10
Description:apo sjellja rreth varreve, ngase kjo gjë është shirk, madje nuk rreth tij ishin fëmijët e muslimanëve .. Kiametit, ata do ta mohojnë adhuri- min që u