Table Of ContentKREU II
ANALIZË KRAHASUESE E POTENCIALEVE TURISTIKE TË SHQIPËRIS
DHE MALIT TË ZI
2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia
e saj për zhvillimin e turizmit
Shqipëria dhe Mali i Zi shtrihen në gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën
juglindore të Evropës. Si vende që kufizohen më njëri-tjetrin, ato karakterizohen nga një
pozitë e favorshme gjeografike, gjeopolitike dhe gjeoturistike, pasi gjenden në
kryqëzimin e rrugëve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu Përendimor për në
Ballkan e Azinë e Vogël.
Harta 1. Pozita gjeografike e Shqipërisë dhe Malit të Zi në pellgun e Mesdheut
Ndonëse kemi të bëjmë me vende të vogla në sipërfaqe (13 812 km² dhe popullsi sipas
censusit të vitit 2011 me rreth 625.266 banorë Mali i Zi dhe 28 748 km² sipërfaqe e
popullsi sipas censusit të vitit 2011 më rreth 2.831.741 milion banorë Shqipëria), të dy
vendet ofrojnë në fushën e turizmit potenciale natyrore dhe antropogjene mjaft
tërheqëse dhe me vlera të veçanta historiko-kulturore.
Pozita e Shqipërisë në aspektin gjeoturistik favorizohet nga prania e detit Adriatik dhe
Jon, ndërsa pozita e Malit të Zi nga prania e detit Adriatik.
Ndryshe nga Mali i Zi, Shqipëria tradicionalisht është cilësuar si "portë hyrëse", apo
"urë lidhëse" në Ballkan22.
Përmes kanalit të Otrantos këto vende lidhen më vendet e tjera të Mesdheut, si rajoni
më i rëndësishëm turistik, duke ndikuar dukshëm në lëvizjet dhe komunikimet e shpejta
tregtare, turistike etj. Gjithashtu pozita e favorshme gjeoturistike favorizohet nga prania
e akseve dhe korridoreve, qofshin ato tokësore, ujore dhe ajrore, të cilat përshkojnë
territoret e këtyre vendeve, duke i bërë një nyje lidhëse natyrore e rëndësishme, jo
vetëm në rajon, por edhe në Mesdhe. Pozita e favorshme gjeografike në rajonin e
ballkanit, shihet si një përparësi për vendet e Europës, e cila ka një popullsi prej rreth
732 milionë banorësh. Këto vende gjende në vijë ajrore vetëm 3.5 orë larg Moskës dhe
2 orë larg vendeve të Europës Përendimore. Nga ana tjetër këto vende shërbejnë edhe si
zona tranzite për kalimin e njerëzve dhe mallrave të ndryshme.
Deri në vitet 90-të, pavarësisht pozitës së favorshme gjeoturistike, zhvillimi turistik i
këtyre dy vendeve ishte i ndryshëm dhe kjo si rezultat i faktorve politikë që u instaluan
në të dy vendet.
Modernizimi i rrugëve të komunikimit, si ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ku
tashmë një turisti i duhet më pak kohë për të arritur në det, heqja e barrierave kufitare
ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi e më gjërë në rajon, zgjerimi i porteve dhe
standartizimi i aeroporteve të Tiranës dhe Podgoricës etj, të favorizuara edhe nga pozita
e mirë gjeoturistike në rajon dhe Mesdhe, do ti sigurojë Shqipërisë dhe Malit të Zi në të
ardhmen të ardhura nga turizmi dhe shërbimet tranzit. Duke u ndodhur pranë tregjeve të
rëndësishme turistike të Adriatikut dhe Mesdheut, si Kroacia, Italia, Greqia, Turqia etj,
si dhe trendet e globalizimit të turizmit dhe krizës globale financiare, orientimi drejt
22 Doka Dh., Draci B, - Gjeografia e Turizmit, SHBLU – Tiranë, 2009 , fq. 181
tregjeve të rinj si në Europë dhe vendet tjera turistike të ndikuar edhe nga pozita e
favorshme gjeoturistike, padyshim që do të paraqes një sfidë për turizmin dhe politikat
turistike konkurruese ndërmjet vendeve të rajonit.
2.2. Potencialet natyrore të Shqipëris dhe Malit të Zi dhe rëndësia turistike
e tyre
Si vende mesdhetare dhe ballkanike Shqipëria dhe Mali i Zi ofrojnë potenciale mjaft të
mira në fushën e turizmit. Këto potenciale shprehen si në natyrën, ashtu edhe në
historinë dhe kulturën e këtyre vendeve.
Potenciali strategjik i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi duhet të mbetet hapësira me
shumë vlerë, deri tani e ruajtur, që në afat të gjatë gjithnjë e më shumë do të ketë
rëndësi.
Në ndryshim nga Mali i Zi potencialet turistike të Shqipërisë nuk janë përdorur ashtu siç
duhet në shërbim të turizmit. Kjo ka bërë që brigjet shqiptare të jenë të vetmet brigje të
pa përfshira akoma në hartën e vendeve me turizëm të zhvilluar në rajonin e Mesdheut.
Siç dihet, pjesën më të madhe të turizmit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Malin e Zi, si
dhe në atë ndërkombëtar, e zë turizmi bregdetar23.
Duhet theksuar se territori i të dy vendeve karakterizohet nga një pasuri natyrore e
shumëllojshme, e cila shprehet në të gjithë elementët e mjedisit natyror si në format e
relievit, klimës, hidrografisë, botës bimore e shtazore.
2.2.1. Atraktiviteti i relievit
E përbashkëta e këtyre dy vendeve është relievi, i cili paraqitet me kontraste të mëdha,
të cilat krijojnë bukuri të veçanta për syrin e turistit, ku kemi ndërthuerje të forma të
shumëllojshme të relievit me kombinime të bukura të hapsirave malore të larta me ato
kodrinore, të luginave me fushat etj, të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe
atraktive për turistët. Forma të tilla të larmishme të relievit të lartë malor, si në Shqipëri
23
Pasinovic. M- Osnovi Turizma (Turizam i Okruženje). Podgorica: Univerzitet
Crne Gore, 1998.
dhe Mal të Zi, kanionet e shumta përgjatë luginave lumore, si ai i Tarës dhe Moraçës në
Mal të Zi, apo kanionet e Osumit në Shqipëri, më tej parqet e shumta kombëtare, liqenet
e ndryshëm që shtrihen në të dy vendet, si dhe format e ndryshme gjeomorfologjike, ku
më të rëndësishmet për turistët janë plazhet etj, janë të pëlqyera më tepër për syrin e
turistëve, se sa relievet e thjeshtë fushor apo thjeshtë malor.
Ekzistenca e formave të tilla të relievit, ku kalimi i menjëhershëm nëpërmjet tyre nga
relievi bregdetar në atë kodrinor e malor, bën të mundur dhe krijon premisat për
zhvillim të lëvizjeve turistike, nga ajo për banjo diellore deri në atë të turizmit të
bardhë, për kamping, aventuresk etj.
Në kuadrin e formave të larmishme të relievit për të dy vendet, vendin kryesor
padyshim që e zë relievi bregdetar me plazhet e shumta të tij.
Shqipëria në pjesën përendimore e jugore dhe Mali i Zi në pjesën jugpërendimore kanë
dalje të gjërë në det. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare që me gjarpërimet e saj
arrin në rreth 427 km, nga të cilat 273 km i përkasin detit Adriatik (gryka e Bunës-Kepi
i Gjuhëzës) dhe pjesa tjetër 154 km detit Jon24.
Nga ana gjeomorfologjike bregdeti shqiptar ndahet në dy nëntipa: në bregdetin e ulët
ranor dhe në bregdetin e lartë shkëmbor abraziv. Bregdeti i ulët shtrihet nga gryka e
Bunës e deri në Vlorë (Plazhi i Vjetër) 25. Ndërsa bregdeti i lartë shkëmbor, kryesisht
abraziv, shtrihet nga uji i Ftohtë i Vlorës e deri në Kepin e Stillos në gjirin Ftelia 26 .
Ndërsa Mali i Zi ka një gjatësi të vijës bregdetare prej 293.5 km, që fillon në jug nga
grykëderdhja e Bunës e vazhdon në veri deri në qytetin Herceg Novi, afër kufirit me
27
Kroacinë . Në raport më sipërfaqen Shqipëria dhe Mali Zi dallohen për gjatësi të
konsidërueshme të vijës bregdetare .
Një bukuri të veçantë në bregdetin e Malit të Zi paraqet gjiri i Kotorrit ose siç njihet
ndryshe Boka e Kotorrit, i cili për shkak të konfiguracionit dhe rrëpirave malore që
lëshohen deri në det ngjason me fjordet e vendeve Skandinave 28. Një fenomen të tillë
nuk e takojmë në bregdetin e Shqipërisë.
24
Grup autorësh – Gjeografia fizike e Shqipërisë , Tiranë 1990
25
26P o aty, fq. 154
27 Po aty , fq. 160
Radoicic B. – Geografija Crne Gore – Prirodno osnovo, Unireks – Niksic 1996
28 Guidë turistike - Bregdeti i Malit të Zi , Novi Sad 2006 , fq. 3
Vija bregdetare e të dy vendeve ka karakter të ndryshëm dhe është e pasur me forma të
shumëllojshme, duke filluar nga plazhet, gjiret, ishujt, gadishujt, kepat, lagunat, e deri te
shpellat detare etj. Në disa zona të bregdetit të Shqipërise (Gjiri i Lalzit, një pjesë e
Kepit te Rodonit, Riviera Shqiptare etj.) dhe në Mal të Zi (Plazhi i Madh e Valdanosi në
bregdetin e Ulqinit, Bularica, Jazi në rivierën e Budvës etj.) janë ende të ruajtura nga
pikpamja ekologjike dhe në këtë aspekt ato paraqesin zona interesante, si për turistë,
ashtu edhe për investitorë vendas dhe të huaj.
Hapsira të tilla të ruajtura, rrallë mund të gjenden në Pellgun e Mesdheut dhe duhen
parë me prioritet sidomos nga pushteti qëndror dhe vendor që në këto zona të mos
zhvillohen pa një plan të mirfilltë urbanistik. Në të kundërtën këto do të kenë fatin e
majft zonave të tjera turistike, si në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku mungesa e planeve
urbanistike për zonat bregdetare po çon në shkatërrimin e plazheve dhe mjedisit që i
rrethon.
Në shumë vende hapsira bregdetare përbën potencialin dhe produktin më të
rëndësishëm turistik dhe bazën për zhvillimin e një ndër llojeve më të rëndësishëm dhe
më masive në lëvizjet turistike botërore, siç është turizmi për banjo diellore.
Në tërë gjatësinë e bregdetit shqiptar gjenden një sërë plazhesh ranore, të cilat kanë
qenë dhe mbeten qendrat kryesore të turizmit masiv në Shqipëri29. Të njëjtën gjë mund
të themi edhe për Malin e Zi.
Kështu në gjatësinë e Bregdetit të Shqipërisë, duke u nisur nga grykëderdhja e Bunës
në veri e deri në kufirin me Greqinë në jug, takohen plazhe të tilla me rëndësi të veçantë
turistike, si: Plazhi i Velipojës,
i cili është një perlë e natyrës
shqiptare, ku gërshetohen
harmonishëm deti, lumi, pylli,
laguna e mali. Gjatësia e plazhit
është rreth 14 km dhe gjerësia
mesatare 300 m. Deri në vitet ‘
80 turizmi ka qenë shumë i
kufizuar për shkak të afërsisë me
29 Doka Dh. Draçi B. – Gjeografia e turizmit - SHBLU, Tiranë 2009 , fq. 184
zonat kufitare. Madje për të kaluar në rrugën për në Velipojë duhej të pajiseshe me një
leje të veçantë kalimi nga organet e rendit 30.
Rëra e këtij plazhi ka vlera të mëdha kurative, kjo falë kushteve klimatike shumë të
favorshme. Plazhi i Velipojës para viteve ’90-të ka pasur disa kabina dhe 3-4 hotele.
Ndërsa pas vitit 1997 përgjatë bregdetit të Velipojës filluan të ndërtohen mjaft objekte
private dhe hotele, me qëllim përfitimi nga turizmi masiv.
Plazhi i Shëngjinit, është një ndër
plazhet mëte njohura përgjatë
bregdetit shqiptar të Adriatikut, me një
rëndësi të veçante turistike. Zona
turistike e Shëngjinit ka shtrirje të
madhe me rreth 15 km, nga kufiri me
Velipojën e deri në deltën e lumit Mat.
Gjatë kësaj shtrirje gjenden plazhe
ranore të pastër, ligatina (moçale, këneta, laguna), shkurre e pyje tepër të dendura, gjire
që hyjnë thellë në tokë31, duke e bërë këtë bregdet tepër interesant dhe atraktiv. Përgjatë
bregdetit të Shëngjinit veçohen edhe disa zona të mbrojtura, të ashtuquajtura rezervate
të menaxhuara, si ai i Kunës dhe Vainit, si dhe monumente natyrore, ku më të njohurit
janë: Rëra e Hedhur, Rrepet e Grykës, Gryka e Shkopetit, Shpella e Hutit etj. Plazhi i
Shëngjinit ka gjërësi mbi 250 m dhe përbëhet nga rërë e imët, e cila është i rrethuar nga
një bimësi e dendur mesdhetare.
Pranë plazheve të Shëngjinit pas viteve ' 90 janë ndërtuar hotele dhe lokale komode për
turistë që preferojnë këtë bregdet. Si rezultat i potencialeve të shumta natyrore
interesimi për pasuritë e këtij plazhi ka qenë i hershëm. Kështu në fashtin e quajtur
Ishull Lezhë, i cili shtrihet në jug të qytetit të Lezhës, në rezervatin e menaxhuar të
Kunës në vitet ' 30 të shek. XX-të nga Konti Ciano, atëherë ministër i jashtëm i Italisë,
u ndërtua Hoteli i Gjuetisë. Ky hotel ka qenë mjaft tërheqës, i ndërtuar prej druri pishe
dhe atmosferë alpine, i dekoruar nga shumë shpendë të egëra të ballsamosura. Kur u
30
Beka I, GTZ – Eksperienca e Velipojës për zhvillimin e turizmit lokal, fq. 2
31 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi , fq.15
ndërtua mes ligatinave, shpendët ishin aq të shumta sa të ftuarit e Kontit jo rrallë e
bënin gjuetinë nga dritaria32.
Si rezultat i ndertimit te autostrades Durrës-Kukës-Morinë, e cila ka shkurtuar distancën
Kosovë-Shqipëri plazhi i Shëngjinit po frekuentohen gjithnjë e më tepër prej turistëve të
ardhur parasëgjithash nga Kosova . Me ndertimin e rruges Hani i Hotit – Shkoder po
krijohet një mudesi tjetër për zonën e Tuzit dhe Malesisë që ti kalojnë pushimet në
brigjet e Shengjinit dhe Velipojes pasi kjo rruge shkurton ndjeshëm distancen me rreth
20 km krahasuar me bregdetin e Ulqinit. Ajo çka po vërehet në plazhin e Shengjinit
gjatë viteve te fundit dhe që po cilesohet si pozitive janë trajtimi i ujrave të
zeza,mjedisit etj duke ndikuar ne përmiresimin e imazhit turistik të ketij bregdeti.
Prandaj për vetë pasuritë natyore që disponon dhe për vlerat e veçanta turistike që
mbart, bregdeti i Shëngjinit mund të konsiderohet si një bregdet unikal me vlera të
veçanta jo vetëm në rajon por edhe në Mesdhe.
Plazhi i Durrësit, është ndër plazhet më
të rëndësishëm dhe përbën boshtin kryesor
në zhvillimin dhe produktin kryesor të
turizmit masiv dhe bregdetar në Shqipëri.
Bregdeti i Durrësit ka hapësirë të gjërë, ai
shtrihet nga plazhi i Currilave deri tek
shkëmbi i Kavajës, duke krijuar formën e
një harku të butë e duke zënë pjesën më të
madhe të gjirit detar të Durrësit 33. Për nga
rëndësia dhe përmasat që ka, mund të quhet
ndryshe edhe si metropol i turizmit
shqiptar, duke e krahasuar me Budvën në Mal të Zi.
Durrësi është qytet portual dhe qendra më e rëndësishme turistike e Shqipërisë.
Zhvillimi turistik i Durrësit i ka fillimet e tij më shpejt se kudo në Shqipëri, pikërisht në
vitet 30 të shekullit të XX. Që në atë kohë në plazhin e Durresit u ndërtua hoteli dhe 12
vilat e para turistike. Po kështu u ndërtua hotel "Vollga" dhe shumë objekte me aktivitet
turistik dhe shërbimi në qytetin e Durrësit 34.
Janë një sërë faktorësh natyrorë, historik dhe kulturor që kanë ndikuar në zhvillimin
turistik të Durrësit.
Ndër burimet kryesore natyrore të zonës bregdetare të Durrësit duhen veçuar :
Deti më vijën e gjatë e të ulët bregdetare.
Plazhi i gjërë dhe më rërën e imët.
Klima e ngrohtë dhe shumë e përshtatshme për turizmin për banjo
diellore.
Relievi i zonës, kryesisht fushoro-kodrinor përgjatë vijës bregdetare.
Plazhi i Durrësit është plazhi më i madh në të gjithë bregdetin shqiptar. Ky plazh
shtrihet pothuajse në qendër të gjirit të Durrësit .Plazhi ka një sipërfaqe ranore të
konsiderueshme që shkon deri në 180 m gjerësi nga bregu dhe një gjatësi prej 7 km, që
shtrihet nga Currilat e deri të Shkëmbi i Kavajës 35.
Rëra e imët e plazhit, klima e përshtatshme dhe uji i ngrohtë i detit, e bëjnë plazhin e
Durrësit mjaft të dobishëm nga ana shëndetsore. Ai është plazhi më i populluar i
Shqipërisë për shkak të përqendrimit të madh të hoteleve dhe qendrave të banimit 36.
Si rezultat i ndërtimeve të shumta urbane (apartamente, hotele, vila, restorante etj.), të
cilët morën veçanërisht hov gjatë dekadës së fundit (2000-2010 ) dhe që po vazhdojnë
akoma me një shtrirje të gjërë në të gjithë hapsirën e këtij plazhi, po ndodhin shumë
dëmtime të mjedisit gjeografik, pasi në të shumtën e rasteve këto ndërtime janë kaotike
dhe pa plane urbanistike, ku afërsia e madhe me njëri-tjetrin që vërehet tek hotelet e
këtij plazhi, krijon probleme të ndryshme. Kështu ndër problemet kryesore mjedisore në
këtë bregdet vecojmë: mungesën e kanalizimeve, ku në të shumtën e rasteve ujrat e zeza
të hoteleve, vilave dhe restoranteve dalin direkt në det, duke krijuar një problem tepër
shqetësues, mungesa e infrastrukturës dhe parkingjeve, dëmtimi i sipërfaqeve të
gjelbërta etj. Ndonse përmirësimet në këtë plazh janë të dukshme, problemet e
sipërpermendura vazhdojnë të jenë të pranishme.
34
Po aty, fq.29
35
Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008 , fq. 74
36 Po aty, fq. 74
Një plazh tjetër më vlera të veçanta turistike në bregdetin e rrethit të Durrësit është
Gjiri i Lalzit, i cili përbën njërin ndër plazhet më të bukura dhe të paprekura të gjithë
bregdetit shqiptar. Gjiri i Lalzit shtrihet midis Bishtit të Pallës dhe Kepit të Rodonit, në
të cilin harmonizohet mjaft mirë bukuria e plazhit me rërën e imët e të pastër,
kthjelltësia e ujit të detit, gjelbërimi i pyllit të pishave, dunat e shumta ranore, bota e
pasur bimore e shtazore etj. Ajo çka lë shumë për të dëshiruar në këtë plazh, është
mungesa e përkujdesit të pushtetit lokal për pastrimin dhe mirmbajtjen e hapsirës së
plazhit dhe pyllit të pishave, ku çdo ditë të sezonit veror nga ana e pushtetit lokal vilet
taksa në vlerën 100 lek për çdo mjet që hyn në këtë zonë të mbrojtur, por në të njëjtën
kohë të " pambrojtur ".
Plazhi i Currilave dhe plazhi i quajtur Porto Romano paraqesin gjithashtu zona shumë
interesante të vijës bregdetare të Durrësit. Këto plazhe veçohen për terrenin ranor e
shkëmbor, brigjet e shumllojshme, duke ofruar për pushuesit natyrë të bukur dhe
ambient intim, larg zhurmave e plazheve të populluara.
Duke vazhduar më në jug vija bregdetare e Adriatikut shqiptar vazhdon më disa plazhe
të njohura në bregdetin e Kavajës, ku më të preferuarit për turistët që adhurojnë
turizmin për banjo diellore janë: plazhi i Golemit, pastaj zona e re turistike e bregdetit të
Kavajës që njihet me emrin Mali i Robit, plazhi i Qerretit dhe Karpnit, e duke vazhduar
më tej deri në Plazhin e Spillesë.
Një nga plazhet më të bukura të gjithë vijës bregdetare të Kavajës është edhe plazhi i
Gjeneralit. Ky plazh paraqet një ndërthurje të një gjiri ranor e shkëmbor. Por, ajo çka e
vështirëson shfrytëzimin e këtij plazhi nga turistët është mungesa e infrastrukturës
rrugore.
Në ndryshim nga plazhi Durrësit, hapsira bregdetare e Kavajës në një periudhë
pesmbëdhjetvjeçare, sidomos zona e Golemit, ka pësuar një transformim të theksuar,
duke kaluar nga një zonë bregdetare e dendur me pisha, në një hapsirë të betonizuar, të
mbushur me hotele dhe apartamente banimi. Objektet private dhe komplekeset
turistike të ndërtuara në këtë bregdet, më së tepërmi preferohen nga turistë familjarë
gjatë stinës së verës, ndërsa pjesën tjetër të vitit pothuasje janë jashtë funksionit.
Edhe bregdeti i Divjakës, së bashku më Parkun Kombëtar me të njëjtin emër, përbëjnë
një gjeokompleks vlerash ekologjike dhe turistike. Parku është pjesë e Lagunës së
Karavastasë dhe është shpallur "zonë e mbrojtur" nga Konventa Ndërkombëtare e
Ramsarit që në vitin 1994 37.
Gjeografikisht plazhi dhe Parku Kombëtar i Divjakës shtrihen mes dy lumenjve të
Shkumbinit dhe Semanit. Natyra e plazhit dhe e Parkut të Divjakës karakterizohet nga
bimësi e shumëllojshme dhe e dendur, e përbërë kryesisht nga pishat e egra dhe të buta.
Plazhi i Divjakës është një nga ekosistemet më të rëndësishme të Shqipërisë, i pasur jo
vetëm më florë, por edhe me një faunë të shumëllojshme, kryesisht me zogj shtegtarë
dhe joshtegtarë, ku veçohet pelikani kaçurrel, i cili rritet në Lagunën e Karavastasë. Në
zonën turistike të Divjakë-Karavastasë, falë kushteve të mira klimatike dhe rërës së
plazhit si dhe perezencën e Parkut Kombëtar, mund të zhvillohen lloje të ndryshme të
turizmit, sidomos të
formës së ekoturizmit, i
cili aktualisht është mjaft i
pëlqyer në Europë.
Plazhi i Vlorës, shtrihet
në pjesën jugperëndimore
të Shqipërisë. Në
bregdetin e Vlorës
ndërthuren në mënyrë
ideale kaltërsia e detit,
rëra e mrekullueshme dhe
ashpërsia e maleve. Vlora, më rreth 150 km, është ndër rrethet me gjatësi më të madhe
të vijës bregdetare, duke zënë rreth 30% të gjithë vijës bregdetare të vendit. Në gjithë
këtë vijë bregdetare përfshihen një sërë objektesh natyrore me rëndësi të veçantë
turistike si: grykderdhja e Vjosës, gjiri detar i Vlorës, laguna e Nartës dhe ajo e
Orikumit.
Përgjatë bregdetit vlonjat shtrihet edhe pjesa më e madhe e Rivieres Joniane, në të cilën
gjenden disa plazhe zallore, si ai i Palasës, Dhërmiut, Ngjipesë, Jalit, Himarës, Qeparoit
38
etj . Këto plazhe përbëjnë pjesën me atraktive dhe potencialin kryesor turistik të
37
Guide Turistike – Albanian Blue Line – 2008, fq. 135
38 Bregdeti Shqiptar – Guide – tregues udhëtimi, fq. 38
Description:2.1. Pozita gjeoturistike e Shqipëris dhe Malit të Zi në Mesdhe dhe rajon. Rëndësia e saj për zhvillimin e turizmit. Shqipëria dhe Mali i Zi shtrihen në gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën juglindore të Evropës. Si vende që kufizohen më njëri-tjetrin, ato karakterizoh