Table Of ContentD R I TA RTA
Abetare me përmbajtje biblike
1
Botuar nga
“MISIONI I MUNDSHËM”
Metoda për të shkruar shkronjat e vogla:
e n r t a u d
p o k m i z
j s h b g v
q l y f h c x
Botuar nga: “Misioni i Mundshëm”
Kutia Postare 103
Tiranë, Albania
I gjithë projekti u realizua me mbështetjen e
“THE BIBLE LEAGUE”
16801 Van Dam Road
South Holland IL 60473
USA
Përsëritje e Shkronjave për Librin 1:
Që nxënësi t’i përsërisë (mësojë) vazhdimisht.
a e ë i o u y
na ne në ni no nu ny
ra re rë ri ro ru ry
ta te të ti to tu ty
da de dë di do du dy
pa pe pë pi po pu py
ka ke kë ki ko ku ky
ma me më mi mo mu my
ja je jë ji jo ju jy
sa se së si so su sy
sha she shë shi sho shu shy
ba be bë bi bo bu by
dha dhe dhë dhi dho dhu dhy
ga ge gë gi go gu gy
va ve vë vi vo vu vy
tha the thë thi tho thu thy
qa qe që -- qo qu qy
lla lle llë lli llo llu lly
la le lë li lo lu ly
Veprat: 16:31. Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezus Krisht
dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote”.
1 Kor 15:3-4. Sepse unë ju kam transmetuar para së
gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq
për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ring-
jall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.
Dritarta
Autorët: Shpresa Rira
Mirgen Dobruna
Aishe Rahmani
Ndihmuan: R. F. Rice
Nam H. Kim
Mohan Kumar
Ilustrimet: Bertrand Shijaku
Mësimet 1-23
Prezantimi i shkronjave te Libri 1 bëhet si më poshtë:
1. e, ë, n, r 9. -- 17. g
2. t, a 10. i 18. v
3. u 11. z 19. th
4. d 12. J, j, s 20. q, ll
5. p 13. sh 21. l
6. o 14. - 22. y
7. k 15. b 23. Shkronjat kapitale
8. m 16. dh
Shtypur nga: Tipografi a “Blendi”
Copyright © 2001, “Misioni i Mundshëm”
“Liter Iacy nternational”
All rights reserved.
Literacy International
1800 S. Jackson Ave., Tulsa OK 74107, USA
PARATHËNIE
Kur një i rritur mëson të shkruajë dhe të lexojë, bëhet më i
vlefshëm për kombin dhe kishën sepse kështu, ai mund t’i kuptojë
më drejt ligjet e vendit të vet dhe t’u bindet atyre. Si rrjedhojë, ai
mund të lutet më mirë për kombin dhe për udhëheqësit.
Personi që di të lexojë, rritet në besim duke lexuar
rregullisht Fjalën e Perëndisë. Kësisoj ai mund ta ndihmojë më
mirë pastorin dhe anëtarët e tjerë të kishës.
Bibla thotë: “Të bëj thirrje pra, para së gjithash, që të
bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë
njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të
mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndish-
mëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara
Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të
shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.” 1 Timoteut 2:1-4
I krishteri duhet të jetë një lexues i rregullt i Biblës. Ta ndi-
hmojmë, pra, njëri-tjetrin për të mësuar shkrim dhe këndim. Çdo i
krishterë, i cili di të lexojë, duhet të mësojë dikë që nuk di. “Çdon-
jëri të mësojë një tjetër” dhe kështu t’i ndihmojmë të gjithë që të
lexojnë.
Qëllimi kryesor i Dritartës, është që të mësojë analfabetët
të lexojnë Biblën. Kjo metodë përbëhet nga dy libra dhe ka gjith-
sej 60 mësime. Për t’i shpjeguar sa më qartë këto, mësuesi duhet
të ndjekë UDHËZUESIN MËSIMOR. Në mësimin 23 bëhet paraq-
itja e shkronjave të mëdha të shtypit. Përmbajtja Biblike fi llon me
mësimin 12, ku prezantohet për herë të parë emri Jezus. Në fund
të çdo mësimi jepet një referencë biblike të cilën mësuesi mund ta
lexojë si dëshmi në mbarim të orës së mësimit. Numrat, veprimet
e thjeshta aritmetike dhe shkrimi i një letre, trajtohen në mësimet
33 dhe 34. Historitë e Biblës gjenden në mësimet 35-60.
2
RREGULLA PËR MËSIMDHËNIE TË SUKSESSHME
1. Flisni me qetësi. Nderoni dhe respektoni nxënësin.
2. Flisni sa më pak vetë, duke e aktivizuar sa më shumë atë.
3. Inkurajojeni gjithmonë. Lavdërojeni shpesh për përpjekjet e
mira. Kurrë mos u zemëroni për gabimet.
4. Mos thoni kurrë: “Jo! Është gabim. A nuk e dije këtë?”
5. Silluni sa më thjeshtë me nxënësin tuaj. Trajtojeni si të barab-
artë: mos u tregoni kurrë superior.
6. Mos qeshni kurrë me gabimet e tjetrit dhe mos i lejoni të tjerët
të qeshin.
7. Duajeni nxënësin tuaj dhe i thoni se jeni i sigurt që ai mund të
mësojë shpejt.
MOS HARRONI: Për të dhënë mësim siç duhet, mësuesi duhet të
mësojë përmendsh “Pesë hapat”. Shihni faqet 22-24 si edhe UD-
HËZUESIN MËSIMOR. Mësimet në Librin 1, duhet të zhvillohen
vetëm sipas “Pesë hapave” dhe jo sipas ndonjë metode tjetër.
LUTJE:
Të dashur mësues që punoni me DRITARTËN, ju lutemi të na
shkruani në lidhje me përvojën që keni fi tuar gjatë përdorimit të
kësaj metode. Sugjerimet dhe vëzhgimet tuaja do të jenë shumë
të mirëpritura. Do të dëshironim të dëgjonim nga ju. Adresa jonë
është:
Misioni i Mundshëm
Kutia Postare 103
Tiranë
3
E RËNDËSISHME
Për të dhënë mësim me sukses, duhet të ndiqni UDHËZUESIN
MËSIMOR. Personi që ka për t’i dhënë këto mësime nuk mund t’i
shpjegojë saktë nëse nuk lexon dhe praktikon me kujdes “Fjalët e
Mësuesit” tek UDHËZUESI MËSIMOR. Mësuesi duhet të lexojë,
të rishikojë dhe të përgatitet për mësimdhënien, përpara se t’i
japë mësim nxënësit të vet. Jepni mësim sipas “Pesë hapave” dhe
udhëzimeve te UDHËZUESI MËSIMOR.
UDHËZUESI MËSIMOR
SI TË JEPNI MËSIM DHE TË DËSHMONI
Lutja - Shërbesa - Dëshmia
A. SI TË DËSHMONI
I. Përgatitja për të dhënë dëshmi
II. Çfarë thotë i krishteri
B. SI TË JEPNI MËSIM
I. Përgatitja për mësimdhënie
II. Ushtrime paraprake leximi
III. Si të jepni mësime leximi
IV. Si t’u mësoni bukurshkrimin
V. Detyrë shtëpie
VI. Shkronjat e mëdha
PËRFUNDIM
Çdo mësim letrar përfshin tri pjesë kryesore: të lexuarit, të
shkruarit dhe të dëshmuarit. Të gjitha këto pjesë janë të rëndësishme
për mësuesin e ri, në mënyrë që ai të mund ta japë mësimin siç
duhet.
4
A. SI TË DËSHMONI
I. Përgatitja për dëshmi
Qëllimi kryesor i shërbesës së shkrim-këndimit, është që t’u
mësojë nxënësve të lexojnë Biblën dhe përmes kësaj të forcojnë
jetën e tyre frymërore dhe të dëshmojnë atë në kishë. Mësuesi duhet
të përgatitet për të dëshmuar në çdo mësim. Ndërsa e ndihmon
nxënësin të lexojë, ai ka mundësi që të zbulojë nevoja më të thella
frymërore. Mësuesi duhet të jetë një shok për nxënësin. Fillimi apo
mbyllja e orës së mësimit, me pjesë nga Shkrimi dhe me lutje, hap
udhën për të dëshmuar.
Mësuesi i përkushtuar, e përgatit veten përmes lutjes, përpara
çdo takimi me nxënësin (nxënësit). Dëshmia e mësuesit pas çdo
ore mësimi, është pjesa më e rëndësishme e tij. Në faqen e dytë të
çdo mësimi, gjendet një referencë biblike. Mësuesi mund t’ia lexojë
këtë referencë biblike nxënësit (nxënësve), në përfundim të çdo ore;
ai mund të zgjedhë referencën e vet nga njëri prej Ungjijve ose nga
pjesë të tjera të Shkrimit. Duke fi lluar me mësimin 12, prezantohet
emri Jezus dhe çdo mësim, në vijim, ka një tekst me përmbajtje
biblike.
Mësuesi duhet që në çdo kohë, ta lartësojë Jezusin, duke u
bërë kështu një shembull i mirë për nxënësin e tij. Jezusi tha: “Unë,
kur të ngrihem lart (në kryq) do t’i tërheq njerëzit tek Vetja”. Shërbesa
juaj mësimdhënëse, pa dëshminë, nuk është e plotë. Dëshmia,
pa shërbimin, shpesh nuk arrin të bindë. Por lutja, shërbesa me
dashuri dhe dëshmia - së bashku - na ofrojnë mundësinë më të mirë
që të fi tojmë shumë të tjerë për Jezusin. Që në fi llim, ndihmojeni
nxënësin që të jetë i lirshëm dhe pa emocione. Në këtë mënyrë, në
fund të mësimit, ai do të ndihet mjaft mirë dhe i vëmendshëm ndaj
dëshmisë së mësuesit. Për të shpallur Ungjillin gjatë shërbesave
kundër analfabetizmit, metoda vijuese do të ishte e dobishme.
Gjatë mësimdhënies, ju krijoni mundësinë për të folur me
nxënësin rreth Krishtit. Duke i ofruar atij miqësinë tuaj, përmes
marrëdhënieve të ngrohta, bëni që të rritet besimi i tij tek ju. Në këtë
5
mënyrë, ju i hapni atij rrugën drejt miqësisë dhe Hirit shpëtues të
Jezus Krishtit.
II. Çfarë thotë i krishteri?
Nëse mësimdhënia juaj, është e mbështetur në lutje dhe në
dashurinë e Krishtit, nxënësi mund të pyesë veten: “Pse tregohet
mësuesi kaq i mirë me mua? Ç’gjë e bën atë kaq të dashur?” Ndaj,
në fund të mësimit të parë, mësuesi i drejtohet atij me këto fjalë:
“A e dini përse të krishterët i mësojnë njerëzit të lexojnë?” Dhe më
pas, shpjegon: “Ne e bëjmë këtë, sepse kjo është dëshira e Jezusit.
Jezusi është udhëheqësi dhe shoku ynë, personi më i dashur që ka
jetuar ndonjëherë. Ai shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit dhe u hapi
sytë të verbërve... Por, më shumë se kaq, Ai më deshi mua, aq sa
vuajti dhe vdiq për mëkatet e mia dhe për tuajat gjithashtu. Jezusi
vdiq si sakrifi ca e vetme e Perëndisë për mëkatet e gjithësecilit.
Pastaj Perëndia e ringjalli Jezusin nga të vdekurit dhe Jezusi
jeton sot me Atin e tij në Qiell. Nëse keni errësirë në zemrën tuaj,
Jezusi mund të dërgojë dritën e Perëndisë për ta larguar errësirën.
Nëse keni frikë ose pështjellim në zemrën tuaj, Jezusi mund të
dërgojë paqen e Perëndisë për të larguar frikën dhe pështjellimin
tuaj. Ai mund të na falë mëkatet dhe të sjellë dashurinë e Perëndisë
në zemrat tona. Jezusi u dërgon Frymën e Shenjtë të Perëndisë,
atyre që e duan dhe që i binden Atij... Unë dëshiroj që ju ta njihni Atë
dhe të mësoni ta lexoni historinë e Tij në Bibël. Jezusi është Shoku
im dhe është Shpëtimtari im. Po kështu, Ai mund të jetë Shoku dhe
Shpëtimtari juaj.”
Pas dhënies së mësimit të dytë, përsëri me lavdërim dhe
inkurajim, jeni gati për dëshminë e dytë. Nëse preferoni më mirë ta
lexoni atë, atëherë mund t’i drejtoheni me këto fjalë:
“Unë ju fola për dashurinë e mrekullueshme të Jezusit, i cili
vdiq për ne dhe tani jeton për ne. Më lejoni t’ju lexoj një nga historitë
e mrekullueshme të Biblës. Njerëzit që nuk mund të lexojnë, janë
të verbër ndaj gjërave që shkruhen në libra. Por sapo të mbaroni
këto mësime, do të jeni në gjendje t’i lexoni historitë vetë. Historia
6
fl et për një person, i cili kishte lindur i verbër...”(Gjoni 9:1-7, 35-41)
Dëshmia e mësuesit pas çdo mësimi, duhet të jetë e shkurtër,
jo më shumë se disa minuta. Si dëshmi, mësuesi u lexon nxënësve
të tij referencën biblike (në faqen e dytë të çdo mësimi), në fund të
çdo ore mësimi. Ose mund të zgjedhë për të lexuar një referencë nga
një prej Ungjijve ose nga ndonjë pjesë tjetër e Shkrimit. Përgjigjuni
pyetjeve që mund të bëjë nxënësi. Dëgjoni Frymën e Shenjtë, i cili
mund t’ju udhëheqë të thoni gjërat e duhura dhe t’ju pengojë të thoni
gjëra jo të përshtatshme.
B. SI TË JEPNI MËSIM
I. Përgatitja për mësimdhënie
Përpara se t’i jepni mësim nxënësit tuaj, i thoni se ju shpresoni
që ai/ajo, sapo të ketë mësuar të lexojë, të mësojë të paktën një
person tjetër. Ashtu siç ai ka marrë ndihmë falas, po ashtu, duhet
të jetë i gatshëm të ndihmojë një tjetër të mësojë të lexojë.
Të mësosh të rriturit, nuk është njësoj si të mësosh fëmijët. I
rrituri vjen vullnetarisht. Atë nuk e detyron askush që të vijë. Shumë
të rritur kanë frikë se nuk do të mësojnë dot dhe se do të turpërohen
nga dështimi i vet. Por, të rriturit dëshirojnë të mësojnë sa më shpejt
dhe sa më thjeshtë që të jetë e mundur. Duke pasur parasysh këtë,
kjo metodë e bën të rriturin që të fi llojë të lexojë që në mësimin e
parë. Dëshira jonë nuk është që ta fyejmë nxënësin. Dëshira jonë
është që ai të kthehet sërish, për të mësuar më shumë. Si rrjedhojë,
praktikoni me kujdes, si më poshtë:
1. Flisni ngadalë. Nderoni dhe respektoni nxënësin.
2. Inkurajojeni gjithmonë atë. Mos harroni ta lavdëroni shpesh,
për përpjekjet e tij të mira. Mos u inatosni kurrë me gabimet tij.
3. Silluni sa më thjeshtë me nxënësin. Trajtojeni atë si të barabartë:
kurrë mos u shfaqni superior.
4. Mos qeshni kurrë me gabimet tij dhe mos ndiqni të qeshurën
e të tjerëve. Mos e bëni nxënësin tuaj të punojë shumë dhe as mos
e bëni të mendojë që po mëson shumë ngadalë.
7