Table Of ContentRAPORT
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit Msc
"Banka dhe Tregjet Financiare"
SHLUP “LUARASI”
Eksperti i vlerësimit të jashtëm:
Prof. Sherif BUNDO
Tetor 2015
Page 1 of 70
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSc në “Bankat dhe Tregjet Financiare”
RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për programin e studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet
Financiare”
Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit
IAL Aplikues: SHLUP Luarasi
1
Fakulteti që e ofron Fakulteti Ekonomik
2
Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit UMASH Nr. 483, date
3
12/10/2012
Titulli i programit të studimit: Master Shkencor “Bankat
4
dhe Tregjet Financiare”
Cikli i studimit: Cikli i Dytë
5
Kohëzgjatja e programit të studimit: 2 vite/4 semestra
6
Kreditet në total (ECTS): 120 ECTS
7
Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në Me kohë të plotë
8
distancë/):
Gjuha (shqip/tjetër): Shqip
9
Programi ofrohet nga institucioni SHLUJ Luarasi
10
Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera -
11
Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -
12
Diplomë e dyfishte (shëno emërtimin): -
13
Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve Niveli 7
14
HYRJE
I. Baza ligjore e funksionimit të SHLUJ “Luarasi”
Shkolla e Lartë Universitare Jopublike “Luarasi” është institucion jopublik i arsimit të lartë, i
cili e ushtron veprimtarinë e tij konform Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë
në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim
të tij. SHLUJ “Luarasi” është liçencuar për ushtrimin e aktivitetit si shkollë e lartë
universitare, jopublike, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 611, datë 11.09.2003 “Për
dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike “Luarasi.” Sipas këtij
vendimi shkolla është e nivelit universitar, dhe ofron programe studimi në një degë të vetme –
Drejtësi, me kohëzgjatje të kursit të studimit 4 vjet. Mbi bazën e këtij akti institucioni ka
nisur veprimtarinë e mësimdhënies në vitin akademik 2003 - 2004, në mjediset që ndodhen
në adresën: Rruga “Avdi Kazani”, Nr.1, Tiranë.
Me Urdhër Nr. 324, datë 21.06.2010, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për miratimin e
ndryshimit të programit të studimit “Drejtësi” të Shkollës së Lartë Private “Luarasi”, është
miratuar ndryshimi i programit të studimit në “Drejtësi” në SHLUJ “Luarasi” në program
Page 2 of 70
studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe me kohëzgjatje të programit 3
vite akademike. Në përfundim të studimit, sipas urdhërit, lëshohet “Diplomë e Nivelit të Parë
(DNP)”, në “Drejtësi.”
Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 490, datë 23.06.2010 “Për hapjen e programeve të reja të
studimeve, në Shkollën e Lartë Universitare Private “Luarasi”, Tiranë” sanksionon:
a) Hapjen e programit të studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në “Administrim
Publik” – program i cili nuk është bërë asnjëherë funksional dhe është mbyllur
formalisht me Urdhër Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për
riorganizimin e njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë “Shkolla e Lartë
Universitare Private “Luarasi.”
b) Hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë, në: “E Drejtë Publike e
Administrative”; “E Drejtë Civile e Tregtare”; “E Drejtë Penale”, me kohë të plotë, me 120
kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike.
c) Hapjen e programit të studimit “Master i Nivelit të Parë”, në “Specialist/Jurist në
Administratën Publike”, me kohë të plotë, me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit
akademik.
Me Urdhërin Nr. 71, datë 18.02.2008, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin
institucional të programit dhe diplomës të Shkollës së Lartë Universitare, Jopublike “Luarasi”,
është realizuar akreditimi i parë institucional si dhe akreditimi i programit të studimit të ciklit
të parë dhe diplomës me titull “Jurist”, të kësaj shkolle.
Sipas raportit të vlerësimit të brëndshëm, me Urdhërin Nr. 271, datë 29.06.2012, të Ministrit të
Arsimit dhe Shkencës “Për akreditimin e programeve të studimit “Bachelor” në “Drejtësi” dhe
Master Profesional në “Specialist/Jurist në Administratën Publike” të Shkollës së Lartë
Universitare Jopublike “Luarasi”, është realizuar akreditimi i parë i programeve të
sipërpërmëndura.
Po sipas këtij raporti, me Urdhërin Nr. 308, datë 27.07.2012, të Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës “Për hapjen e programeve të reja të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në
“Financë dhe Menaxhim Risku” dhe “Marketing dhe Reklamë” pranë Shkollës së Lartë Private
“Luarasi”, është bërë hapja e programeve të studimit “Master Profesional” në “Financë dhe
Menaxhim Risku”, dhe “Master Profesional” në “Marketing dhe Reklamë”, me kohë të plotë, me
90 kredite dhe kohëzgjatje 1.5 vite akademike.
Në vijim, me Urdhërin Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës “Për
hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së Lartë
Private “Luarasi”, është bërë ccelja e disa programeve të studimit qe ka të bëje me këtë raport,
ose me programe të përafërta me këtë raport:
a) Hapja e programeve të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Ekonomiks”,
“Administrim Biznes” dhe “Financë Bankë”, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe
kohëzgjatje 3 vite akademike.
b) Hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “E Drejtë
Bankare dhe Financiare” dhe „Kontabilitet”, me kohë të plotë, me 90 kredite dhe
kohëzgjatje 1.5 vite akademike
c) Hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” në “Menaxhim
Ekzekutiv” dhe “Bankat dhe Tregjet Financiare”, me kohë të plotë, me 120 kredite dhe
kohëzgjatje 2 vite akademike.
Me Urdhër Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e
njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private
“Luarasi”, institucioni është riorganizuar në dy njësi kryesore:
a) Fakulteti Ekonomik
b) Fakulteti i Dtrejtësisë
II. Pak komente mbi zhvillimin institucional i SHLUJ “Luarasi”
SHLUJ “Luarasi” përfaqëson një nga institucionet e para jo publike të arsimit të lartë në
Republikën e Shqipërisë i themeluar me objektiv krijimin e një qëndre të edukimit dhe kërkimit
shkencor. Strategjia e zhvillimit, sipas institucionit dhe dokumentave themelore të tij, është e
fokusuar në tre drejtime kryesore: Mësimdhënia, Kërkimi Shkencor dhe Kontributi për
Page 3 of 70
Shoqërinë, pjesë të trekëndëshit të dijes. Duke startuar me degën e drejtësisë, për shkak të
nevojave të tregut dhe interesave të vëndit, SHLUJ “Luarasi”, përgjatë këtyre viteve, ka krijuar
dhe konsoliduar një reputacion relativisht të mirë në këtë fushë.
Vizioni i SHLUJ “Luarasi” përmblidhet në angazhimin për krijimin e një institucioni serioz,
ndër më të mirët, që prodhon profesionistë të kërkuar nga tregu, me kontribute në zhvillimin e
dijes në hapësirën shqiptare. Studentëve pretendohet tu ofrohet një edukim cilësor që reflekton
rezultatet e kërkimit shkencor të vazhdueshëm, të arritjeve në shkencën shqiptare dhe
bashkëkohore.
Institucioni ka identifikuar, në këto 12 vite eksperiencë, ndër pikat më të forta të tij:
a) Studentët - Aktualisht janë diplomuar 1110 studentë, rreth 80% e të cilëve punësohen
që vitin e parë pas diplomimit. Studentë nga SHLUJ “Luarasi” kanë fituar provimin e
hyrjes në Shkollën e Magjistraturës, punojnë në administratën publike, kompani
private, organizata ndërkombëtare, etj., duke reflektuar kudo standardin e lartë cilësor
të edukimit.
b) Stafin akademik që përfaqësohet nga disa prej pedagogëve më të shquar në fushën e
drejtësisë dhe ekonomisë. Pedagogët, përgjithësisht, kanë një karrierë shumë të pasur e
të larmishme në fushën akademike, shkencore e mësimdhënëse.
c) Politikat lidhur me aplikimin e bursave dhe mbështetjen e studentëve për praktikat e
punës. SHLUJ “Luarasi” ofron bursa studimi për studentët e shkëlqyer duke vlerësuar
ekselencën dhe stimuluar konkurencën. Studentët asistohen financiarisht dhe përmes
lidhjeve me biznesin realizohet mbështetja e tyre për praktikat e punës.
d) Bashkëpunimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar i cili po zgjerohet çdo vit
akademik, dhe që synon zgjerimin e kapitaleve njerëzore të cilët sjellin eksperiencat e
tyre më të mira në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë.
e) Infrastrukturën dhe logjistikën bashkëkohore që bëjnë të mundur zhvillimin normal të
procesit mësimor dhe i ofrojnë studentëve komoditetin e nevojshëm për realizimin me
sukses të programit të studimit dhe zgjerimin e aftësive të tyre profesionale.
III. Struktura organizative e SHLUJ “Luarasi”
SHLUJ “Luarasi” është i organizuar sipas organigramës që i bashkëngjitet raportit. Struktura
organizative mbështetet në përcaktimet e Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë
në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet normative të institucionit – Statut dhe
Rregullore, të cilat i bashkëngjiten raportit. Statuti dhe Rregullorja e institucionit përcaktojnë
në mënyrë të detajuar përbërjen, kompetencat e secilit organ/autoritet dhe mënyrën e
funksionimit të Organeve Drejtuese, Autoriteteve Drejtuese të IAL –së, njësitë bazë si dhe
njësitë ndihmëse/administrative.
Në mënyrë të përmbledhur struktura e SHLUJ “Luarasi” paraqitet si më poshtë:
Organet drejtuese të IAL -së
Senati Akademik
Rektorati
Këshilli i Etikës
Autoritetet drejtuese të IAL -së
Rektori
Njësitë ndihmëse/administrative
Administratori
Kancelari
Zyra e financës
Sekretaria mësimore
Kabineti i informatikës
Biblioteka
Autoritetet drejtuese të Fakultetit
Dekani
Përgjegjësi i Departamentit
Organet drejtuese të Fakultetit
Këshilli i Fakultetit
Page 4 of 70
Njësitë bazë – Fakulteti i Drejtësisë
1) Departamenti i së Drejtës Publike dhe Administrative
2) Departamenti i së Drejtës Private dhe Civile
3) Departamenti i së Drejtës Penale
Njësitë bazë Fakulteti Ekonomik
1) Departamenti i Financë Bankë
2) Departamenti i Administrim Biznesi
3) Departamenti i Ekonomiksit
5. Programi që vlerësohet: “Master i shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare”
Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare” është hapur në
vitin 2012, konform Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës
“Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë Shkollës së
Lartë Universitare jopublike “Luarasi”, si pjesë e programeve të studimit që ofrohen nga
Fakulteti Ekonomik. Fakulteti Ekonomik është një nga njësitë kryesore të SHLUJ “Luarasi” i
cili ofron studime në dy ciklet e studimit: Bachelor dhe Master.
Programi i studimeve Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareofrohet nga
Departamenti i Financë Bankës, pjesë përbërëse e Fakultetit Ekonomik. Ky departament
vepron si njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinat e
financë, bankës tregjeve financiare si dhe të kontabilitetit. Në këtë kuadër, departamenti nxit,
bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies me veprimtaritë kërkimore, duke
respektuar lirinë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar
burimet materiale dhe financiare në dispozicion të departamentit. Departamenti i Financë
Bankë ka si objektivë të vet strategjike kualifikimin e studentëve me njohuri të përgjithshme, e
të përshtatshëm për kërkesat e institucioneve financiare dhe bankare të ekonomisë, si dhe të
aftë për të punuar në administratën e sektorit privat apo atij publik.
Programi i Studimeve Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare synon dhe pretendon të
harmonizojë studimin e kombinuar të teorive më të përparuara në fushën e financave, të
bankave dhe të tregjeve financiare, me qëllim përdorimin në praktikë dhe në teren të aftësive të
fituara. Programi synon projektimin dhe përdorimin me efektivitet të aftësive të fituara në këtë
program. Kjo përfshin përvetësimin e profesionit dhe formimin profesional të studentëve
njëherësh me organizimin dhe mirëfunksionimin e organizatave. Mjedisi i biznesit bashkëkohor
dhe suksesi varen shumë nga ndryshimet e shpejta në sistemet e menaxhimit të financave,
bankave dhe të tregjeve financiare.
Ky raport prezanton shkallën e saktësisë së raportit të vlerësimit të brendshëm të cilësisë së
programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Banka dhe Tregje Financiare”,
sistemi me kohë të plotë, në SHLUJ “Luarasi”, kryer nga Grupi i Vlerësimit të Brendshëm, i
ngritur mbi bazë të urdhërit të drejtuesit të njësisë Nr. 1, datë 11.06.2015.
GRUPI I VLERESIMIT TE BRENDSHEM te SHLUJ Luarasi, ka pasur kete perberje:
1. Dr. Gelina Maliqi Kryetar
2. Dr. Altin Kulli Sekretar
3. Prof. As. Dr. Dudi Suli Anëtar
4. Dr. Oriona Fjerza Anëtar
5. Ilir Hysa/Student Anëtar
PROGRAMI I STUDIMEVE, ADMINISTRIMI NË SHËRBIM
TË MISIONIT TË NJËSISË
1. Misioni dhe Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Qëllimi i programit
Page 5 of 70
Programi Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare sipas dokumentave të shkollës së
lartë universitare jo publike "Luarasi", ka si qëllim studimin e kombinuar të metodave dhe
formave bashkëkohore të funksionimit dhe menaxhimit të bankave dhe tregjeve financiare,
pajisjen e studentëve me njohuri të avancuara, në funksion të përdorimit të këtyre dijeve në të
gjitha nivelet e menaxhimit dhe drejtimit bankar dhe tregjeve financiare. Programi është
strukturuar për të edukuar studentët me njohuritë bazë në fushat e bankës dhe tregjeve
financiare, njohuri të cilat do t‟i ndihmojnë të mendojnë në mënyrë analitike dhe kritike për
zgjidhjen problemeve të fushës. Misioni i programit është përgatitja e individëve të kualifikuar
për karrierë në sektorin privat, duke siguruar një arsimim të gjerë profesional dhe
shkencor. Ky mision është konceptuar në harmoni të plotë me misionin e përgjithshëm të
SHLUJ “Luarasi”, me standardet ndërkombëtare, si edhe risitë që synon të sjellë ky institucion
në arsimin e lartë.
Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit, sipas dokumentave të
shkollës
Objektivat e programit përcaktohen në Rregulloren e Programit të Studimit “Master i
Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Financiare”, që i bashkëngjitet raportit dhe konsistojnë:
Objektivi kryesor i programit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiareështë t‟u
japë studentëve njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë të sektorit
bankar dhe të fushës së tregjeve financiare.
Në funksion të këtij objektivi kryesor, programi synon dhënien e një tërësie njohurish në
formimin e thelluar teorik dhe praktik në fushën e shkencave të avancuara të
ekonomiksit, kontabilitetit dhe drejtimit bankar, menaxhimit të portofoliT, etj., me
objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar në fushën e bankave dhe
për realizimin e studimeve të avancuara në këtë fushë.
Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë të sektorit bankar dhe tregjeve
financiare kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ky program synon të përgatisë
specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e bankave dhe
tregjeve financiare.
Në përfundim të programit, studenti aftësohet për t‟u punësuar në sektorin bankar dhe
në institucione të ndryshme të tregjeve financiare. Njohuritë që ofrohen nga ky program
dhe kompetencat që marrin studentët nëpërmjet tij krijojnë bazën për një karrierë
kërkimore dhe akademike duke mundësuar vazhdimin e studimeve të ciklit të tretë.
Tregu i punës për specialistët që diplomohen në këtë program vjen në rritje dhe
statistikat flasin për kërkesa të qëndrueshme që i përgjigjen dhe dinamikës së dukshme
të rritjes së ekonomisë shqiptare. Kurrikuli i ofruar jo vetëm që optimizon njohuritë por
dhe krijon fleksibilitetin e nevojshëm për t‟u përshatur me vecoritë që kërkon tregu
specifik.
Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit
Objektivat formues specifikë të programit të studimit të ciklit të dytë Master shkencor në
Banka dhe Tregje Financiare janë si më poshtë:
Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë si në aspektet teorike ashtu edhe në
aftësitë aplikative në fushën e financave publike, hartimit, analizës dhe menaxhimit të
buxhetit, menaxhimi i bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare; qeverisjen e
korporatave,etj.
Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, njohje e thelluar e debateve dhe praktikave
bashkëkohore ndërkombëtare si dhe eksperiencës shqiptare në fushën e Banking-ut
qëndror, financave publike, qeverisjen e korporatave, në sferën e ndërtimit, funksionimit
dhe menaxhimit të bankave, bursave dhe tregjeve financiare, shoqërive të sigurimit,
fondeve specifike të investimeve apo pensioneve, institucioneve e strukturave të
specializuara në sferën e politikave fiskale, tatimore e doganore; përfitimi i njohurive të
qëndrueshme në fushën e të drejtës bankare, financiare e fiskale, etj.
Page 6 of 70
Të dhëna të përgjithshme për programin e studimit
Programi i studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare është hapur në vitin
akademik 2012 - 2013, sipas Urdhërit Nr. 483, datë 12.10.2012, të Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës “Për hapjen e disa programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë pranë
Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Luarasi.” Programi i studimit ”Master i shkencave” në
“Bankat dhe Tregjet Financiare” është hartuar në përputhje me politikat kombëtare të
parashikuara në planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës
dhe planit të zhvillimit institucional të SHLUJ “Luarasi.”
Numri i Stafit Akademik dhe Administrativ të MSC në “Bankat dhe Tregjet Financiare”
Numri i Stafit Akademik të MSC në Numri i Stafit Administrativ
Viti Akademik
“Bankat dhe Tregjet Financiare” të Programit
2012 - 2013 8 10
2013 - 2014 3 10
2014 - 2015 --- ---
Raporti pedagog/student ndër vite për këtë program studimi:
- Për vitin akademik 2012-2013 është 1 pedagog për 1 student (ose 1 student/pedagog).
- Për vitin akademik 2013-2014 është 1 pedagog për 3 studentë (ose 3 studentë/1
pedagog).
Numri i studentëve të programit në vite, është si vijon:
Programi i Studimit të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave” në “Bankat
Viti Akademik
dhe Tregjet Financiare”
2012 - 2013 8
2013 - 2014 8
2014 - 2015 ---
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe
qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat
hartohen në përputhje me misionin dhe Tregjet Finaciare”, synon studimin e kombinuar
dhe qëllimin e institucionit; të teorive më të përparuara ne fushën e financave,
tregjeve financiare dhe të bankave, me qëllim
Kriteri 4 Programet e studimeve përdorimin e aftësive të fituara në fushën e financave,
hartohen në përputhje me nevojat e është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin
tregut të punës; e SHLUJ “Luarasi”.
Programi është hartuar në mënyrë të tillë që tju
Kriteri 5 Programet e studimeve përgjigjet nevojave të tregut. Ai synon që ti përgjigjet
hartohen në përputhje me zhvillimin konkurencës dhe nevojave të institucioneve financiare
ekonomik të vendit; dhe ndërmarrjeve të ndërmjetësimit financiar të
ekonomisë shqiptare që ndryshojnë me rritme të
Kriteri 6 Programet e studimeve shpejta.
pasqyrojnë vullnetin e institucionit Misioni specifik i programit, është përgatitja e
për ruajtjen e vlerave kulturore të individëve të kualifikuar për karrierë në sektorin
kombit. privat dhe publik, në babnka, kompanie të
sigurimeve, në administratën tatimore, doganore dhe
Page 7 of 70
në administratën publike, me ambicie arsimim të
gjerë profesional dhe shkencor.
Programi që ofrohen nga ky institucion është iniciuar
nisur nga objektivi që stadi aktual i zhvillimit
ekonomik të vendit mundëson punësimin e
specialistëve të kualifikuar të fushës, premisë e cila
është në konformitet edhe me studimin e tregut të
punës.
Politikat e mësimdhënies dhe programet e ofruara
nga SHLUJ “Luarasi”, janë hartuar mbësshtetur
edhe në politikat kombëtare të parashikuara në
planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së
Arsimit dhe të Sportit.
Programet e studimeve, ofruar nga SHLUJ “Luarasi”,
mbajnë parasysh ruajtjen e vlerave kulturore
kombëtare, si dhe synojnë promovimin e kulturës dhe
të traditës.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat
janë përshtatur me strategjinë për dhe Tregjet Finaciare”, është hapur në kuadër të
zhvillim të institucionit; implementimit të strategjisë së zhvillimit institucional
të SHLUJ “Luarasi” 2012 – 2106. Në këtë program
objektivi kryesor është zgjerimi dhe rritja cilësore e
këtij institucioni.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore
në fuqi.
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të Nga shqyrtimi me kujdes i tërësisë së akteve,
studimeve është në përputhje me dokumentacionit, programeve të studimit, statutit të
kriteret e përcaktuara nga aktet SHLUJ, etj, rezulton se Programi i Studimit “Master i
ligjore dhe nënligjore në fuqi; Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, është
hartuar në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ligji
Kriteri 2 Emërtimi i programit të Nr. 9741, date 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në
studimit është në përputhje me RSH”, i ndryshuar.
nivelin e kualifikimit të arritur dhe të Emërtimet, dokumenatcioni, titujt e diplomave, të
përcaktuar nga Korniza Shqiptare e programeve, lëndëve, përmbajtja e tyre si dhe tërësia e
Kualifikimit. dokumentacionit për hapjen dhe licensimin e
programit, janë në përputhje me aktet nënligjore të
nxjerra në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.
Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me
nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga
Korniza Shqiptare ligjore e Kualifikimit.
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të
rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një SHLUJ “Luarasi” ka miratuar Planin Strategjik të
plan strategjik në nivel institucioni Zhvillimit për periudhën 2012-2016, i cili adreson si
për zhvillimin dhe përmirësimin e zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të
programeve të studimeve; studimeve ashtu edhe përmirësimin e rezultateve të
Kriteri 2 Institucioni harton një mësimdhënies dhe të të nxënit.
plan strategjik në nivel institucioni
për përmirësimin e rezultateve të
mësimdhënies dhe të të nxënit.
Page 8 of 70
Konkluzionet e vlerësimit të vlerësuesit të jashtëm:
“SHLUJ” Luarasi zhvillon veprimtarinë e vetë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në
fuqi, si në nivel institucional ashtu edhe në nivelin e programeve të veçanta të studimeve.
Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare” është hartuar
dhe zbatohet në përputhje këto akte ligjore dhe nënligjore si dhe me misionin dhe qëllimin e
SHLUJ “Luarasi.”
Programi i studimit “Master i Shkencave” në “Bankat dhe Tregjet Finaciare”, është hartuar si
një program në harmoni dhe në plotësim të kërkesave të tregut të punës. Programi është në
koherencë me kriteret universale të “Kartës së Bolonjës”, standartet institucionale dhe
programore që aplikohen në tërë Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (HEAL).
Programi është akoma në fazën embrionale. Ai nuk ka filluar të zbatohet në masë të plotë.
Akoma nuk ka një gjeneratë studentësh të diplomuar me diplomën Master i shkencave në
Bankat dhe Tregjet Financiare. Për rrjedhojë nuk ka një test të plotë që të tregojë se sa është
asimiluar dhe pranuar nga tregu kjo diplomë dhe ky program.
Programi është hartuar në përputhje me Planin e Zhvillimit Institucional si dhe me synimet
strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar. Megjithatë nuk ka një objektivë specifike dhe
veçori të këtij programi në raport me programet e tjera analoge të shkollave të tjera të larta,
megjithë që hapja e programit është bërë pas kryerjes së një studimi të tregut të punës.
Programi reflekton përvojën pozitive dhe vlerat që SHLUJ “Luarasi” ka shfaqur në treg.
2. Struktura akademike e Fakultetit Ekonomik
Pjesa përshkrimore
Fakulteti përgjegjës për programin e studimit Master shkencor në Banka dhe Tregje Financiare
është Fakulteti i Ekonomisë. Ky fakultet është organizuar në tre njësi bazë që janë:
1. Departamenti i Administrim Biznesit;
2. Departamenti i Financë-Bankës;
3. Departamenti i Ekonomiksit;
Në vitin akademik 2014-2015 secila prej njësive bazë ka në përbërje të saj të paktën 7
pedagogë efektiv, nga të cilët, të paktën 3 prej tyre, gëzojnë tituj ose grada shkencore.
Konkretisht departamentet janë organizuar:
1. Departamenti i Administrim Biznesit ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga
të cilët: 2 pedagogë me titull Prof. As. Dr., 2 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1
pedagog në proces doktorature, 2 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 8
pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 2 me gradën shkencore “Doktor”, 6 pedagog me
diplomë Master Shkencor (1 prej së cilëve me kualifikimin CFA.)
2. Departamenti i Financë Bankës ka në përbërje të tij 7 pedagogë efektiv (PAE), nga të
cilët: 3 pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 1 pedagog në proces doktorature, 3
pedagogë me diplomë Master Shkencor; si edhe 7 pedagogë me kontratë (PAK), nga të cilët:
1 pedagog me gradën shkencore “Doktor”, 2 pedagogë në proces doktorature, 4 pedagogë
me diplomë Master Shkencor.
3. Departamenti i Ekonomiksit ka në përbërje të tij 8 pedagogë efektiv (PAE), nga të cilët: 4
pedagogë me gradën shkencore “Doktor”, 4 pedagogë me diplomë Master Shkencor; si
edhe 12 pedagogë me kontratë (PAK) nga të cilët: 1 pedagog me titull Prof. As. Dr., 1
pedagog në proces doktorature, 10 pedagogë me diplomë Master Shkencor.
Çdo departament është i organizuar në grupe mësimore dhe kërkimore. Titullarët e grupeve
emërohen nga Dekani, mbi bazën e propozimit të përgjegjësit të departamentit.
Përbërja e departamenteve për vitin akademik 2014 – 2015 është si në vijim:
Departamenti i Administrim Nr. Departamenti i Financë Nr. Departamenti i
Nr. Biznesit Bankës Ekonomiksit
Page 9 of 70
1. Prof. As. Dr. Fisnik Brovina 1. Dr. Banush Xhabrahimi 1. Dr. Orjona Fjerza
Përgjegjës i departamentit Përgjegjës i Përgjegjës i
departamentit departamentit
2. Prof. As. Dr. Aleksander 2. Dr. Gelina Maliqi 2. Dr. Ani Mbrica
Biberaj
3. PhD. Altin Hoti 3. Dr. Altin Kulli 3. Dr. Aelita Mane
4. Dr. Krenar Ibrahimi 4. Doktorant Manjola Duli 4. PhD. Roland Sahatcija
5. Doktorant. Arian Galdini 5. MSC Loreta Çiço 5. MSC Jorina Verli
6. MSC Nertil Meta 6. MSC Silvana Jance 6. MSC Vinjola Ademi
7. MSC Irida Nikolli Miko 7. MSC Sonila Malko 7. MSC Vilma Gjeci
8. MSC Denisa Kele
Tregues të matshëm:
ORGANIGRAMA E FAKULTETIT EKONOMIK
Autoritetet drejtuese të Fakultetit të Ekonomisë:
1. Dekani
2. Përgjegjësi i njësisë bazë ( Departamentit)
Organe drejtuese:
1. Këshilli i Fakultetit
Njësitë bazë :
1. Departamenti i Administrim Biznesit;
2. Departamenti i Financë Bankës;
3. Departamenti i Ekonomiksit
Numri i personelit akademik për çdo njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Pesonel
Akademik me Kontratë (PAK), Personeli Administrativ (PA), titujt/gradat.
Page 10 of 70
Description:Ky fakultet është organizuar në tre njësi bazë që janë: 1. Departamenti i . Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy Ekonometri e aplikuar (tregje financiare). Endri Raco. PhD. Administrim. Biznes. 60. PAK. 10 Strategjia. Financiare e. Korporatave. Altin Hoti. Brisilda Ba